Opinion- Kjo javë është shënjuar nga ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministri Sali Berisha. Kryeministri në një deklaratë për mediat bëri publike formulën e tij për ndryshimet qeveritare, të cilat nuk kanë prekur formulën e aleatëve në qeveri, por ministrat.  

Për të diskutuar mbi ndryshimet në qeveri ishin të ftuar në emisionin “Opinion” ministart Majlinda Bregu dhe Ylli Pango, si dhe deputetët e Partisë Socialiste Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi. Ndërkohë në lidhje direkte ishte edhe gazetari Alfred Peza.

“Ndryshimi në këtë moment mendohej si i domosdoshëm me përshpejtimin e ritmit. Është një ndryshim i parashikuar edhe më parë, por tashmë janë bërë evidente. Unë i shoh në mënyrë pozitive ndryshimet”, tha Bregu.

“Kishte kohë që flitej për ndryshime sepse ministrat që janë zëvendësuar kishin një mungesë vizioni të spikatur. Një numër i madh premtimesh nuk është mbajtur nga kjo qeveri, prandaj edhe u ndryshua. Unë e shikoj si një qeveri me paterica, e cila po vazhdon patericën e koalicionit në mënyrë të sforcuar për të vazhduar qeverisjen”, u shpreh Meksi./tvklan.al

Të ftuar: Majlinda Bregu, Ylli Pango, Arben Malaj, Ermelinda Meksi dhe në lidhje direkte Alfred Peza.