Alvin Berisha, djaloshi shqiptar i cili arriti të shpëtohej nga kampi i ISIS, ndodhet në Shqipëri. Ai ka takuar këtë të martë Presidentin Ilir Meta. Është ky i fundit, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ka pritur Alvinin së bashku me babain e tij, Afrim Berishën.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta.

Nga fotot e bëra publike nga Presidenti duke ndryshimi i vogëlushit 11-vjeçar.

Alvin Berisha u shpëtua nga kampi i Al Hol në veri të Sirisë nga forcat speciale italiane dhe ato shqiptare në Nëntor  të vitit të kaluar. Në kampin ku ai qëndronte mbaheshin 70 mijë luftëtarë të ISIS.

Alvin Berisha qëndronte në atë kamp që prej 14 Marsit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën. Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri.

Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit./tvklan.al