Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri njoftoi 21 Prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov, përfundon më 12 Maj. Partia kryesore e opozitës VMRO-DPMNE do të zgjedhë kandidatin e saj në një konferencë që do të mbahet më 16 Shkurt. Ka shumë të ngjarë që për presidente të kandidohet profesorja e të drejtës kushtetuese, Gordana Silianofska 64 vjeç.

LSDM e Kryeministrit Zoran Zaev do të zgjedhë kandidatin e saj në 3 Mars. Sipas raportimeve në media, si kandidatë potencialë lakohen ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, ai i Brendshëm Oliver Spasofski dhe koordinator kombëtar i Maqedonisë për NATO-n, Stevo Pendarofski, i cili ishte kandidat i partisë dhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, por u mund nga Ivanov. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me partinë shqiptare BDI të Ali Ahmetit, për një kandidat të përbashkët.

Tv Klan