Historia e rrallë e  djaloshit kosovar për një fotografi

Ishte vetëm 10 vjeç kur kishte nisur lufta e fundit në Kosovë.  Shpend Lila kishte qëndruar në Prishtinë për tre muaj në kohën e bombardimeve të NATO-s  në Kosovë.

Me të hyrë trupat e NATO-s ai bashkë me familjen kanë qëndruar për një kohë në Gjakovë në vendlindjen e prindërve të tij. Gjatë gjithë ditës aktivitet primar kishte bisedën më ushtarë të KFOR-it.

I lumtur dhe mirënjohës për kontributin e tyre ai kishte shkrepur edhe fotografi me ta përfshirë edhe këtë foto me një ushtar italian të cilin e ka takuar çdo ditë derisa ai e ka përfunduar misionin në Kosovë.

“Fotografia me këtë ushtarë që ende nuk ia di emrin është bërë pranë lumit në Gjakovë”.

Lila pas 21 vjetësh nëpërmjet rrjetit social Twitter ka kërkuar nga Ministri italian i Punëve të Brendshme që ta gjejnë ushtarin.

“Në fakt sfida e vetme është nëse ai ushtar është gjallë akoma, është mirë me shëndet, ku gjendet? Ka qenë ambasadori i Italisë në Kosovë që ka kontaktuar i pari. Më tha që lajme të mira kemi Shpend, ushtarin e kemi gjetur”.

Lila me padurim pret që të takojë ushtarin italian që të shkrepë një foto tjetër në të njëjtin vend sërish para 21 vjetësh dhe të kalojë një ditë me të. Është falënderues për kontributin e tij dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Klan Plus