Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Porcelanit” në kryeqytet.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet janë të paqarta. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje.

/tvklan.al