Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të Nertilës. Ajo është 13 vjeç, por që në moshën 7 vjeçare është dignostikuar me probleme në veshka. Mjekimi që mori nuk po jepte efekt dhe vogëlushja detyrohet t’i nënshtrohet dializës.

Por sërish gjendja e saj shëndetësore nuk po përmirësohej, prandaj duhet të bënte transplantin e veshkës. Ishte nëna e saj, Manjola, ajo e cila i dhuroi vajzës veshkën. Fatmirësisht operacioni rezultoi i suksesshëm dhe sot Nertila gëzon një shëndet të mirë.

Manjola ishte 3-muajshe shtatzënë kur mësoi se duhet të jepte veshkën për vajzën e saj. Ajo duhet të merrte vendimin e vështirë që të ndërpriste shtazëninë dhe t’i jepte veshkën Nertilës.

Kushërira e saj Samanda i ka qëndruar pranë familjes së tyre gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ishte ajo që e solli rastin e tyre në program.

Mirela Milori: Pse doje ta sillje historinë këtu?

Samanda: Në fakt historia e Nertilës ka shumë vite që mundohet thjesht të tregohet, ajo situatë që ajo po kalon. Këmbëngula se ajo është një histori dhe programi juaj tregon histori dhe historia e Nertilës shpresoj shumë që të inkurajoj shumë dhe të forcoj njerëzit që përballen me sfida. Nertila ka kaluar mjaftueshëm sfida.

Mirela Milori: Ti e ke kushërirë?

Samanda: E kam gocë teze!

Mirela Milori: Si ka qenë kalvari i gjithë situatës?

Samanda: Në fakt unë me historinë e Nertilës nuk kam qenë se e dija në fillim. Thjesht e dija që ishte e sëmurë dhe mendova që është thjesht një gjë që kalon. Në momentin që jam përballur vërtet çfarë ishte, normal kam këmbëngulur shumë që mbi të gjitha të gjenden mundësitë për ta shpëtuar. Unë jam njohur me historinë më nga afër në 2018. Ka qenë një përiudhë shumë e vështirë për të gjithë. Ta shihja Nertilën përditë me ato tuba që merrte gjak, infermierë mbi kokë, e kam përjetuar shumë keq. Kam qenë shumë e lidhur emocionalisht me Nertilën, por edhe për faktin që nuk gjendej një mundësi për ta shpëtuar. Ishte vetëm 8 vjeç.

Mirela Milori: Gjërat shkuan në pikën që tezja jote të japë veshkën. Besoj kanë qenë vendimarrje jo të lehta?

Samanda: Në atë kohë, përpara se të merrnin vesh që Nertila mund të humbiste jetën, ne po përballeshim me një hsitori që po kërkonim shtëpi, nuk e dinim që kishim rrezik jete. Nuk na ishte thënë se sa e rrezikshme ishte. Duhet të ndodhte që një person tjetër të humbte jetën, në të njëjtën dhomë me Nertilën, në të njëtën moshë me Nertilën, në spital që të gjithë të viheshin në lëvizje. U jam mirënjohëse se në atë kohë më janë gjetur pranë shumë njerëz, që e ngritëm si shqetësim për të ndërhyrë si funksionon në Shqipëri dhe u gjet mënyra për t’u bërë transplanti në Spitalin Amerikan pa asnjë lloj shpenzimi. Në fakt atë pjesë që tezja nuk po mundohet ta tregonte, dua të them që ishte një vendim që unë e kam kaluar shumë keq,

Mirela Milori: Do të kemi një marrëveshje, ne nuk do të flasim për atë gjë në prezencë të Nertilës. Pra për vendimmarrjen e fortë që ka marrë nëna, i duhej të ndërpriste shtatzëninë që t’i jepte veshkën Nertilës. Kaq mund të themi, jam e bindur që po të flasim patjetër që ajo ka një emocion shumë të madh për të treguar, se pse nuk është e thjeshtë për një nënë që për të shpëtuar një fëmijë, të ndërpresë jetën e një femijë që nuk ka dalë akoma në jetë. Por kam Nertilën këtu dhe do ta lënë këtu këtë histori, çdo nënë më kupton në këtë moment./tvklan.al