Nëna e 3 fëmijëve: U bënë dy muaj që nuk e shoh djalin, e imagjinoj si është katandisur



Nëna e 3 fëmijëve: U bënë dy muaj që nuk e shoh djalin, e imagjinoj si është katandisur

14:41 08/07/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e nënës së 3 djemve. Ajo tregoi se prej 2 muajsh nuk shikon dhe nuk ka asnjë komunikim me djalin e saj të dytë.

Kur ai ishte 15 vjeç, nëna zbuloi se pinte drogë. Pavarësisht se e ka çuar në qendra rehabilitimi, nuk ka pasur asnjë rezultat. Djali sillej në mënyrë agresive me të dhe për të siguruar lekët që i duheshin shiste edhe gjërat e shtëpisë.

Më tej tregon se djali nuk shpreh asnjë lloj dashurie për të dhe dy vëllezërit.

Mirela Milori: Vëllai i madh i ka folur ndonjëherë?

Dashuri: Po i ka folur 100 herë: Mos o Arbri!

Mirela Milori: Po i vogli?

Dashuri: Edhi i vogli!

Mirela Milori: I do vëllezërit? Si është marrdhënia me ta?

Dashuri: Jo, ai tani nuk na do më asnjë, se e ka mbërthyer ajo që pi. Jo se nuk na do, nuk e di, ndoshta nuk di ta shprehë. Edhe djali i vogël e do shumë, qan përherë për të dhe thotë: O mami vëllai. Ikën kastile atje, se atje ka bërë dhë shkollën djali i vogël, atje tek lagjia ku rri ai dhe thotë mami e pashë.

Mirela Milori: Ku rri Arbri?

Dashuri: Arbri rri atje ku rrija unë, tek lagjja.

Mirela Milori: Nuk ka ardhur me ju këtu?

Dashuri: Jo, u bënë 2 muaj që nuk rri me mua Arbri.

Mirela Milori: Nuk jeton me ty?

Dashuri: Jo!

Mirela Milori: Po me çfarë e mban shtëpinë, qeranë?

Dashuri: Nuk e di! Me mua nuk është përplasur më, u bënë 2 muaj. Vetëm çfarë dëgjoj që më thonë.

Mirela Milori: Po telefon ka që të flasësh me të?

Dashuri: Jo, i kam rënë dhe telefonit.

Mirela Milori: Domethënë është shkëputur, nuk e di çfarë bën ai këto dy muaj?

Dashuri: Jo, kam pyetur jam interesuar. E ka parë vëllai i vogël para dy ditësh. Unë nuk e kam parë, kam lëvizur, kam dashur ta takoj, por ai më ikën mua, sa më shikon, nuk do të përplaset me mua. E pyeta djalin e vogël: A ke parë vëllain, a ishte larë, si ishte? Po tha mami, shumë mirë ishte. Unë e di, unë e imagjinoj si është katandisur djali, por këta nuk më tregojnë. Edhe djali i madh është interesuar për të./tvklan.al




Të ngjashme