Një nënë ka vrarë djalin e saj 3 –vjeçar dhe me pas ka njoftuar policinë me pretendimin se ai ishte zhdukur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park në Las Vegas.

Trupi i Daniel Theriot u gjeti i pajetë pranë Zonës Kombëtare të Liqenit Mead, një ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga nëna e tij.

Cassie Smith, 20 vjeç,  telefoni policinë rreth orës 9 të mëngjesit, duke u thënë se ajo kishte marrë djalin e saj për të ushqyer rosat në park dhe për një moment u shkëput për të përdorur telefonin e saj, por kur u kthye vogëlushi nuk ishte më. Kjo ka qenë dëshmia e 20- vjeçares që ka dhënë kur ka shkuar në polici për të bërë denoncimin.

Policia nisi menjëherë kërkimet duke mbyllur pakur dhe kontrolluar të gjitha makinat që ishin aty. Por hetuesit nisën të kishin dyshime lidhur me version e nënë që dha në policia.

Ray Spencer, një agjent i vrasjeve, tha të hënën në një konferencë shtypi se nuk kishte kuptim që nëna të merrte Danielin në Sunset Park, pasi ata jetonin në një zonë shumë më larg se parku ku kishin shkuar për të shëtitur.

Pas disa orë kërkimesh dhe hetimesh, hetuesit gjetën trupin e trevjeçari të hedhur në parkun e liqenit Mead. Vogëlushi ishte hedhur atje 12 orë, pasi nëna bëri denoncimin në polici.

Gjithashtu u zbulua se brenda 24- orëve nuk kishte ndodhur asnjë aksident në atë zonë, kështu që të gjitha hetimet u kthyen drejt nënë se vogëlushit.

Policia arrestoi Cassie Smith dhe të dashurin e saj, 40-vjeçar, pasi dhe ky i fundit ka qenë bashkëpuntor në krim. 

/tvklan.al