“Nëse zoti Beleri do të shpallet i pafajshëm, do të jetë kryetar me kohë të plotë i bashkisë së Himarës dhe do të heqi menjëherë dorë nga mandati i eurodeputetit”, kështu është shprehur Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli.

I ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Suli u shpreh se Fredi Beleri nëse do të shpallet i pafajshëm do të jetë kryetar i Bashkisë së Himarës me kohë të plotë duke hequr dorë nga mandati i eurodeputetit. Suli theksoi se Beleri do të zbatojë vullnetin e himariotëve të cilët e kanë votuar si kryetar bashkie.

Sa i takon mandatit si eurodeputet të Belerit, Suli tha se sondazhet janë shumë pozitive dhe praktikisht ai është eurodeputet tashmë.

Shpëtim Idrizi: Më bën përshtypje që njeriu që është dënuar me vendim gjykate, që ka një dënim me burg në Greqi, i dënuar për vjedhje, ajo që më shkon gjithmonë në mendje është që një njeri i akuzuar për masakrën e ‘Peshkëpisë’ ky minoriteti grek përfshirë dhe Suli nuk kishin ndonjë rob tjetër të hajrit aty… Më ngjan një ngjarje pozitive për Shqipërinë që Himara nuk do të ketë më fytyrën e Belerit kurse përfaqësimi evropian i Greqisë do të ketë fytyrën e Belerit.

Blendi Fevziu:Suli në momentin që Beleri vendoset në listat e eurodeputetëve duhet të japi dorëheqjen dhe të heqë pretendimet për bashkinë se ai nuk është betuar?

Marin Suli: Kushtetuta dhe ligji shqiptarë për zgjedhjen nuk e parashikon sepse nuk mund të parasjhikojë Kushtetuta Shqiptare për europarlamentarët, dhe nuk ka konfirmim. Nëqoftë se shpallet i pafajshëm, dhe eurodeputet.

Blendi Fevziu: Por ligji shqiptarë e ndalon kryetarin e bashkisë të bëj çdo funksion tjetër me përjashtim të mësimdhënies.

Marin Suli: Më lër të ta them se kjo është më interesante që do të të duhet. Nëse zoti Beleri do të shpallet i pafajshëm gjë që më duket shumë e vështirë sepse është investuar vetë zoti Rama, zoti Beleri do të jetë kryetar me kohë të plotë i bashkisë së Himarës dhe do të heqi menjëherë dorë nga mandati i eurodeputetit. Në qoftë se SPAK-u dhe qeveria do i thirrin mendjes që të vijë shteti ligjor zoti Beleri do të zbatojë vullnetin e himariotëve…

Blendi Fevziu: Po si eurodeputet mund të fitojë në zgjedhje?

Marin Suli: Zoti Beleri është praktikisht eurodeputet sepse në sondazhe del shumë mirë. Dhe sikur të bëhet eurodeputet, që besoj do të bëhet brenda fundit të shtatorit dhe sikur zoti Rama të vazhdojë rrugën që ka nisur, zoti Beleri do të jetë i pari eurodeputet që po i prin aspiratës 30-vjeçare të europianëve po vete në parlament. Po nga Himara do t’i vijë fundi edhe pushtetit të Edi Ramës dhe integrimit evropian. Himara ka dy eurodeputet, është rast historik./tvklan.al