Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen e 17-vjeçares që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha dënon krimin e rëndë që tronditit Tiranën.

“Krimi godet në Tiranë, vritet një vajzë 17-vjeçare dhe plagoset shoku i saj! E mbrëmshmja ishte një natë e zezë për 17-vjeçaren Briselda Gjinkola që u ekzekutua në mes të rrugës nga një dorë kriminale në Tiranë. Në këtë atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe uruar shërim të plagosurit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri”

, thotë ish-Kryeministri Sali Berisha.

Griselda Gjikolaj 17 vjeç dhe Erion Benga 23 vjeç ishin së bashku në makinë kur u qëlluan nga jasht nga një person i armatosur. Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. 17-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërsa Erion Benga ka mbetur i plagosur.

/tvklan.al