Prokurorët e Pekinit kanë akuza kundër kompanisë Tencent, pasi sipas tyre aplikacioni i mesazheve WeChat’s Youth Mode nuk përputhet me ligjet që mbrojnë të miturit.

Por sipas kompanisë versioni për të rinj i aplikacionit parandalon përdoruesit të kenë qasje në pagesa, të luajnë lojëra të caktuara dhe të gjejnë miq aty pranë. Sidoqoftë, prokurorët janë shprehur se ky program shkel ligjet e Kinës.

Tencent në një deklaratë ka bërë me dije se po studiojnë pretendimet dhe akuzat që janë ngritur kundër tyre.

WeChat, i njohur si Weixin në Kinë, ka rreth 1.26 miliardë përdorues aktivë mujorë. Por pas ngritjes së akuzave nga prokurorët në Kinë, aksionet e kompanisë ranë me gati 10%.

Ndërkohë autoritetet kineze bënë thirrje që të miturit të mbrohen nga rreziqet në internet, duke publikuar në artikull në median shtetërore kundër kompanive të teknologjisë./tvklan.al