Shqipëria humbi edhe miqësoren e dytë, atë ndaj Suedisë me rezultatin 1 me 0. Për vendasit shënoi Nilsson. Pavarësisht përpjekjeve në ‘Friends Arena’, kuqezinjtë nuk mundën të barazonin sfidën. Megjithatë vlen për t’u theksuar paraqitja pozitive e disa futbollistëve që mund t’i shërbejnë Sylvinho-s në kampionatin europian në Gjermani.

Këto dy ndeshje miqësore të Marsit kombëtarja e mbyll me një bilanc shumë negativ me 4 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar. 4 gola të pësuar skuadra e drejtuar nga Sylvinho i pati në 8 ndeshje të kualifikueseve për Euro 2024, duke treguar në këtë mënyrë një gjendje jo të mirë në repartin defansiv. Njëjtë edhe për atë ofensiv teksa as Manaj dhe as Broja nuk kanë mundur të shënojnë në këto dy sfida.

Megjithatë vlen të theksohet se Broja këtë të hënë pati një paraqitje të mirë duke krijuar disa raste dhe duke krijuar panik në mbrojtjen e Suedisë. Hyrje shumë të mirë në lojë pati edhe Muçolli në ato minuta që u aktivizua.

Tashmë sytë janë në Qershor ku Shqipëria do të ndeshet me Lihtenshtajnin dhe Azerbajxhanin. Këto sfida vijnë para Euro 2024, ku edhe Sylvinho duhet të përcaktojë 23 lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani.


Suedia: Olsen, Krafth (Whahlqvist), Lindelof (C), Augustinsson (Saletros), Isak, Forsberg (Svanberg), Starfelt (Hien), Gustafson (Gudmundsson), Kulusevski, Nilsson (Elanga), Olsson

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Gjimshiti (C), Balliu (Hysaj), Ramadani (Muçi), Asllani, Laçi (Bare), Bajrami (Hoxha), Asani (Muçolli), Broja (Cikalleshi)


95’ – Mbyllet sfida. Një tjetër humbje për Shqipërinë. Suedia fiton me rezultatin minimal 1-0.

94’ – Hysaj zotëron një top të bukur të dhënë nga Mihaj, por krosi drejt zonës shumë i gabur duke e dorëzuar topin në duart e Olsen.  

90’ – 5 minuta shtesë për të tentuar golin e barazimit.

84’ – Largohet nga fusha e lojës Starfelt, i cili pësoi dëmtim. Futet Hien. Futet edhe Elanga për Nilsson. Zëvendësim edhe për Krafth, futet Whahlqvist.

82’– Gjimshiti i vjen topi në gju pranë portës, por nuk arrin ta shënjestrojë. Rivënie fundore për Suedinë.81’ – Sërish zëvendësime për Shqipërinë. Hyn në fushë Muçi dhe largohet Ramadani. Largohet edhe Asani dhe në fushën e lojës hyn Muçolli.

76’ – Zëvendësim tjetër për Shqipërinë. Largohet Nedim Bajrami për Arbër Hoxhën. Largohet edhe Broja për Sokol Cikalleshin.

73’ – Tjetër zëvendësim për Shqipërinë. Largohet Balliu, futet në fushën e lojës Hysaj.

71’ – Moment zëvendësimi për Shqipërinë. Largohet Qazim Laçi. Hyn në fushën e lojës, Kejdi Bare.

66’ – Shqipëria reagon fort pas pësimit të golit. Ka grintë dhe përpiqet të gjejë golin. Qazim Laçi nuk mund të përfitojë nga një goditje jashtë zone.

64’ – Rast i rrezikshëm për Shqipërinë. Ndryshim i krahut drejt Asanit. Ky i fundit përpiqet të shfrytëzojë të majtën, por një prekje e mbrojtësit suedez e çon në goditje këndi.

63’ – Disa zëvendësime për Suedinë. Largohet Forsberg për Svanberg dhe Augustinsson për Saletros dhe Gustafson për Gudmundsson.

61’ – Suedia në avantazh. Na ndëshkon Nilsson me një goditje me kokë.

56’ – Strakosha nis topin menjëherë dhe Bajrami me një lëvizje të bukur në mesfushë shmang dy kundërshtarë. Jep topin për Brojën, por sulmuesi nuk e pret siç duhet.

56’ – Lojë shumë e bukur nga të dyja skuadrat. Tashmë ishte radha e suedezëve. Goditja e Isak pritet nga Strakosha.

55’ – Sa keq, shpërdorojmë një super aksion. Fitojmë një top në mesin e fushës, por Nedim Bajrami zgjedh të mos pasojë dhe godet, por top shkon larg katërkëndëshit.

54’ – Mundësia për Jasir Asanin, pikërisht në pozicionin që e ka më shumë qejf. Godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Çfarë shansi për Shqipërinë!

51’ – Detaj interesant. Arbitri rumun Birsan ka një mesatare prej 5.23 kartonash të verdhë dhe 0.3 kartonash të kuq për ndeshje gjatë sfidave që ka gjykuar.

50’ – Mitaj shkakton faull dhe merr karton të verdhë. Është kartoni i parë i verdhë gjatë sfidës së sotme.

48’ – Isak më i rrezikshmi nga suedezët. Një aksion i rrjedhshëm i Suedisë shkoi në këmbët e tij, i cili godet, por topi kalon ngjitur me portën. Me fat Shqipëria në këto momente.

45′ – Nis pjesa e dytë e miqësores Suedi-Shqipëri!


45’ – Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Suedi-Shqipëri!

40’ – Ramadani humb sërish topin në mesin e fushë që kthehet në aksion për Suedinë. Godet Isak, por Strakosha pret. Sërish u krijua një aksion nga suedezët brenda 30 sekondash. Godet Olsson, por Strakosha zgjat dorën në limite dhe e dërgon në goditje këndi. Paraqitje shumë e mirë e tij.

35’ – Detaj nga sfida! Suedia ndodhet në vendin e 26 në renditjen e FIFA-s, ndërsa Shqipëria në vendin e 64.

34’ – Kros i Asanit, por topi shkon në duart e Olson. Nuk përfitojmë as nga ky rast.

33’ – Kristjan Asllani fiton një goditje dënimi që mund të shfrytëzohet mirë nga kuqezinjtë tanë.  

31’ – Luajmë në Stokholm, por duket si në Tiranë. Në sfond dëgjohen vetëm koret e tifozëve kuqezi.

30’ – Ramadani fiton një top të bukur. Pason për Asanin, i cili kroson, por askush nuk është në zonë për të përfituar.

29’ – Broja shkakton frikë për mbrojtësit suedezë. E vetmja mënyrë për ta ndalur është t’i shkaktojnë faull.

23’ – Tashmë ishte radha e Qazim Laçit. Driblon bukur, por goditja nuk gjet katërkëndëshin e mbrojtur nga Olsen.

22’ – Armando Broja shënon gol, por nuk vlen. Arriti të përfitonte nga ajo gjuajtje e Mitajt, por rezultati mbetet 0-0.

20’ – Goditje dënimi për Shqipërinë! Nedim Bajrami tenton portën, por portieri Olsen reagon dhe e dërgon në goditje këndi.

18’ – Shpëtojmë falë shtyllës. Rrezikuam shumë. Mitaj humbi një top i cili përfundoi në këmbët e Forsberg, por goditja e tij preku shtyllën. Fati ishte me ne.

16’ – Siç e thamë edhe më poshtë mbrojtja shumë kompakte deri më tani. Gjimshiti dhe Mihaj sapo bllokuan një tentativë të rrezikshme të Nilsson.

15’ – Shumë mirë mbrojtja e Shqipërisë deri më tani. Mbyllet mirë çdo aksion i suedezëve ndërsa katërshja e mbrojtjes është shumë kompakte. Kuqezinjtë po kërkojnë më shumë kundërsulmet me Armando Brojën që shkakton frikë sa herë prek topin në këmbë.

11’ – E pabesueshme! Kristjan Asllani jep një top që shfrytëzohet mjaft mirë nga Armando Broja që shkon drejt zonës së Suedisë. Rrëzohet në zonë, por arbitri rumun Marcel Birsan nuk akordon penallti.

8’ – Tentativa e parë drejt portës. Godet Isak, sulmuesi i Newcastle, por i gatshëm Strakosha dhe pret.

7’ – Një detaj interesant nga sfida e sotme. Mosha mesatare e kombëtares shqiptare e hedhur në fushë nga minuta e parë është 26.7 vjeç, ndërsa për Suedinë, 28.7 vjeç.

5’ – Suedezët më kërkues në 5 minutat e para të sfidës. Deri më tani asnjë rast për skuadrat.  

0’ – Nis sfida Suedi-Shqipëri!