varrezat muraleKryeqyteti do të ketë brenda vitit një varreze murale. Prej disa ditësh firma e kontraktuar nga Bashkia e tiranës ka nisur nga puna në terren për ndërtimin e varrezave murale në brendësi të varrezës publike të tufinës.

Projekti parashikon ndërtimin e dy godinave të varrezave murale përballë njëra tjetrës, në anën e majtë të hyrjes kryesore të varrezës së tufinës.

Projekti për ndërtimin e varrezave murale është pjesë e projektit për  rehabilitimin e varrezës së tufinës. Ai ka një kosto prej 153 milion leke që do të përballohen nga bashkia e tiranës me buxhetin e vitit 2014.