Policia ka vënë në pranga 2 shtetas, të cilët i kishin vjedhur një shtetaseje  që po udhëtonte drejt Italisë një shumë prej 3000 eurosh dhe një shumë në lekë.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve të arrestuar, u gjeti në cilësinë e provës shumat monetare të vjedhura në bagazhet e shtetases T.Th.

Në pranga kanë rëndë shtetasit  K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë, dhe  B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy shtetas një ditë më parë i kishin vjedhur në bagazhe  shtetases T. Th., 3000 euro dhe njē shumë lekësh shqiptare. /Tvklan.al