Trajnerët e përfaqësueseve pjesëmarrëse në Euro 2024 janë në presion për lojtarët që do të marrin në këtë turne. Në një pozitë jo të lehtë është edhe ai i Anglisë, Gareth Southgate, i cili pas finales së humbur në Europianin e kaluar me Italinë kërkon trofeun.

Gazeta britanike “Telegraph” ka përmendur disa prej alternativave, ku për një vend ka më shumë se një kandidat. E përditshmja e njohur vendos përballë në zgjedhje Rashford me një përvojë disavjeçare apo i riu Palmer që po befason me Chelsea këtë sezon.

Eksperti Henderson apo djaloshi Mainoo, i cili sapo i është bashkuar ekipit të parë të Manchester United, por që ka treguar menjëherë se është i aftë të mbulojë qendrën e mesfushës dhe atë të mbrotjes. Në artikull përmenden disa alternativa, mes titullarëve të Euro 2020, apo zbulimeve të periudhës së fundit.

Gareth Southgate ka ende kohë për të vendosur, por pesha e përgjegjësisë bëhet akoma më e madhe kur në 4 turne ndërkombëtarë nuk ka arritur të fitojë ende asnjë.  Anglia është në të njëjtin grup me Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë.

Ndeshjet e Euro 2024 do t’i ndiqni të gjitha eskluzivisht dhe pa pagesë në TV Klan.

Tv Klan