Një i vdekur e dhjetëra të plagosur në qendër të Gjilanit (Video)

Një i vdekur e dhjetëra të plagosur në qendër të Gjilanit (Video)

18:04 07/03/2019

Të paktën një person humbi jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur nga një aksident i ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit këtë të enjte. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për

Radion Evropa e Lirë 

se aksidentin dyshohet ta ketë shkaktuar një kamion transportues.

“Fatkeqësisht, një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit. Një kamion dyshohet se është shkaktar i aksidentit, pra një kamion transportues. Së paku një person ka ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë të lënduar dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore në Gjilan”

, tha Hashani.

(Pamje nga aksidenti të dërguara nga qytetarët në redaksinë e tvklan.al)

Sipas Hashanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht. Ai tha se hetimet kanë nisur menjëherë. Aktualisht 14 prej të  plagosurve po marrin mjekim në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ndërsa 2 të tjerë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Për ngjarjen e rëndë policia ka ndalur 2 persona, drejtuesin e automjetit dhe pasagjerin që ndodhej me të.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u shpreh se

“sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat

” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra automjete dhe ka dëmtim të pronës publike.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT