Përveç një eksperience shumë të pazakontë nga udhëtimi i tij i fundit në Eritrea, Blendi Fevziu ka marrë me vete edhe dy sende, kuptimi i të cilave është disi i çuditshëm. Gazetari i ka sjellë në studion e programit “Rudina” në Tv Klan një letër të vogël ku shkruhet një kod dhe një dokument që  e ka shoqëruar përgjatë eksplorimit të Asmara-s.

Blendi Fevziu: Ti jo vetëm që duhej vizë që të hyje, pyeta, në hotel duhet të më jepni internet dhe më dhanë këtë. Ky ishte një kod pas kodi. Me këtë kod pas kodi u lidha me internet. Prisja të fillonte WhatsApp nuk fillonte, prisja të fillonte Instagram-i, nuk fillonte. I thashë atij nuk punojnë. Tha “këto janë të ndaluara. Ke një internet me shpejtësi të ulët që shërben vetëm për email, nuk shkarkon dhe ngarkon dot as video, as foto sepse nuk lejohet për të ruajtur njerëzit”. E mora këtë, kisha rreth 15 min internet që më punonte.  Ai personi që kisha me vete tha “do ikim diku”, shkuam në një shtëpi, shkarkuam një VPN, ma mësoi ai si ta shkarkoja në hotel, e ndërrova VPN-në në Frankfurt në mënyrë që të kisha internet të ngadaltë vetëm për të shkruar që jam mirë.

Kurse kjo ishte gjëja më e çuditshme, përtej vizës që ti merrje, unë doja të dilja jashtë qytetit, në periferinë e qytetit, por më shumë se 10 km nga qyteti nuk largoheshe dot pa këtë lejen speciale, pra duhet të shkoje në polici dhe të merrje një kopje tjetër, të lije pasaportën, pra ta dorëzoje aty dhe të merrje këtë leje speciale që thotë leje udhëtimi për të huajt, domethënë ty të lejohej dhe të thoshte sa orë mund të largohesh nga qyteti, në çfarë drejtimi mund të shkosh dhe ti nuk i largoheshe dot këtij drejtimit të lejes speciale./tvklan.al