Ende asnjë rezultat  nga hetimet për vrasjen e 41- vjeçarit Ajet Zeqaj mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Bllokut.

Nga  pistoleta tip berretta kalibër 9 mm nuk është  përftuar asnjë gjurmë e vlefshme gishtash , ndërsa paraprakisht konfirmohet se kjo armë nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë ngjarje tjeter.

Dy pistave fillestare të hetimit i është shtuar dhe një pistë tjetër.

Zeqaj ishte shprehur tek të afërmit dhe në një proces gjyqësor të zhvilluar në tiranë se ishte detyruar të largohej nga shqipëria në drejtim të francës në vitin 2005 për shkak të kërcënimeve që kishte marrë për shkak të punës në polici  .

Në lidhje me këtë deklaratë të 41 – vjeçarit para vdekjes policia po bashkëpunon ngushtësisht me të afërmit e tij për të sqaruar natyrën e kërcënimeve. Hetuesit po shohin me kujdes konfliktet e viktimës në vitet 2000-2005 .

Që prej periudhës së largimit të tij në Francë sipas të dhënave të siguruara nga Televizioni Klan ,  Ajet Zeqaj figuron se kishte patur një marrdhënie të acaruar me gruan. Në vitin 2010, ajo e kishte paditur për dhunë dhe kërcënim për jetën .

Pas tre  vitesh procesesh  gjyqësore me kërkesë të Ajet Zeqajt , gjykata e tiranës në vitin  2013 vendoi që të zgjidh martesën mes çiftit.

Shkak  i ndarjes rezulton të ketë qene frekuentimi  nga ana e  Leonora Zeqajt të sektin fetar “Dëshmitarët e Jehovait”,  sekt në të cilin sipas pretendimeve në vitin 2013 të zeqajt  , ish bashkëshortja kishte  angazhuar dhe vajzat e tyre pa patur pëlqimin e tij.

Që prej verës së vitit 2015 Zeqaj ishte rikthyer për herë të fundit  në Tiranë me datën 10 shkurt , pra rreth 40 ditë para se të vritej.

Tv Klan