Një tjetër kandidat nga lista e Partisë Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, duke pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për Halil Jakimin, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 renditej i 6 në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës. Jakimi është këshilltar i djathtë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Bulqizës.

Me marrjen e mandatit nga ana e Halil Jakimit shkon në 20 numri i deputetëve të dalë nga listat për kandidatë të opozitës në  Kuvend, pas djegies së mandateve nga deputetet e PD-së e LSI-së.

Tv Klan