Zgjedhjet në Kosovë nuk do të shtyhen


Zgjedhjet në Kosovë nuk do të shtyhen

20:23 13/09/2021

Partitë nuk gjejnë dakordësinë në takimin e thirrur nga Osmani

Nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Partitë politike të thirrura në një takim nga presidentja Vjosa Osmani nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për kërkesën e ardhura nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve në një datë mëvonshme për shkak të situatës së rëndë pandemike që kalon Kosova.

Por nëse situata pandemike do përkeqësohet edhe më tej, osmani tha se do të takohet sërish me Krerët e partive politike.

Ndërkohë që krerët e partive opozitare gjatë këtij takimi shprehën gatishmërinë që si zgjidhje të mesme të pranojnë shkurtimin e kohës së fushatës elektorale.

Tv Klan







Të ngjashme