“Thikat e mia” e Alban Ramosajt bëri për vete artistët, jurinë, e mbi të gjitha publikun shqiptar. Këngëtari u shpall fituesi i këtij edicioni të 22 të festivalit Kënga Magjike. Ramosaj e mori trofeun mes lotësh, ndërsa ia dedikoi këtë fitore nënës së tij, e cila ndodhej në sallë.  

“O mam e fitova… faleminderit të gjithëve e kam mendua këtë moment dhe nuk po më besohet akoma, nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra, më rikujtuat arsyen përse bëj këtë që bëj, ju falënderoj nga shpirti edhe njëherë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë. ”

“Unë tani nuk e di çfarë po them, do çohem nesër do them çfarë thashë, mund të kisha thënë diçka tjetër…Dua të falenderoj bashkëpunëtorët, Fifi, Bruno, Flori, çunat të gjithë… të gjithëve që më votuan, por dikë dua të falënderoj më shumë, është ajo që e thashë pak më herët: Mam ku je, kjo është për ty! Është për gjithçka ke bërë për mua, faleminderit”./tvklan.al