Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 personave, mes tyre edhe Endrit Dokles, akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit.

“OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Endrit Mensur Dokle, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;

Hekuran Nazmi Hoxha, banues në Durrës, dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”

Fatbardha Nazmi Hoxha, banuese në Durrës, dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”

Tedi Ilir Hoxha, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim të komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës Italiane”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al