Operacione anti-drogë /Pranga dhjetëra personave, mes tyre 1 shqiptar

Operacione anti-drogë /Pranga dhjetëra personave, mes tyre 1 shqiptar

14:47 03/10/2018

29 të arrestuar dhe 219 kilogramë kokainë e arrestuar janë rezultati i operacionit “Mrekullia” të policisë italiane në bashkëpunim me atë spanjolle. Droga ishte e fshehur në arka me ananas dhe vinte nga Kosta Rika.

Një operacion i koduar “Mrekullia” i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine nga Kosta Rika në Itali.

Policia italiane ka zbuluar dy banda që merreshin me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe shpërndarjen e saj në Itali.  Operacioni është kryer në bashkëpunim me palën spanjolle dhe ka nisur mbrëmjen e slë martës për ët përfunduar në orët e para të së mërkurës. Në pranga kanë përfunduar 29 persona, prej të cilëve një shqiptar, ndërsa pjesa më e madhe janë shtetas italianë.

Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Hetimet e operacionit “Mrekullia” kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.

Më 27 e 28 Mars të 2018  në portin e Livornos, policia italiane ka sekuestruar dy ngarkesa me rreth 215 kg kokainë, si dhe ka verifikuar por pa mundur të sekuestrojë dy ngarkesa të tjera prej mbi 100 kg kokainë në 7 tetor të 2017 e 10 dhjetor të 2017.

Ndërsa rreth 6 kg të tjera kokainë janë sekuestruar gjatë aktivitetit investigativ.

Policia ka sekuestruar dhe 219 kilogramë kokainë të fshehur në frutat e ananasit si dhe armë.

Kokaina importohej nga Kosta Rika dhe sillej për tu shitur në Itali dhe Spanjë. Kokaina e sekuestruar ishte brenda disa arkash me ananas në dy kontenierë të ndryshëm.

Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kg kokainë./abcnews

 

 





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi