6 persona u vunë në pranga në operacionin e koduar “Pranvera 2016”  të policisë së Tiranës.

Të arrestuarit janë persona me rrezikshmëri kriminale dhe të përfshirë në vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është Astrit Elezaj, 51 vjeç, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata e Milanos për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike”.

Me të njëjtën akuzë, atë të krijimit të organizatës kriminalsi dhe favorizimit të prostitucionit është vënë në pranga edhe 45 vjeçari Grigor Genci Lajam i dënuar edhe ky me 8 vjet e 1 muaj burg nga Gjykata e Milanos.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas, Bashkim e Eduart Methasani të akuzuar për mospagim taksash dhe fshehje të të ardhurave.

Në pranga ka rënë edhe Roberto Vila, ndaj të cilit Gjykata e Apelit të Durrësit i hoqi të drejtën e lirisë me kusht për vrasje me paramendim kur i kishte mbetur edhe 2 vite e 1 muaj burg për të përfunduar dënimin.

Tv Klan