Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka publikuar disa pamje nga sulmi i dyshuar terrorist që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në qendrën e qytetit të Vienës në Austri.

Videot amatore janë dërguar pranë emisionit “Opinion”, të cilat gazetari Blendi Fevziu i ka transmetuar që në nisje të emisionit.

Në këto pamje duket njëri nga autorët e dyshuar të sulmit terrorist që qëllon me armë zjarri. Në pamjet e tjera duken njerëzit të shtrirë në tokë të plagosur.

Dyshohet se janë vrarë disa persona dhe plagosur disa të tjerë. Policia e Vienës është ende duke hetuar këtë ngjarje të rëndë. Sulmi me armë ka ndodhur pranë një sinagoge të qytetit. Ndërkohë, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën. /tvklan.al