Emisioni i datës 21 shtator 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë me një nga personalitet më të njohur të Shqipërisë , ish-kryeministër z. Ylli Bufi.

Kur kanë kaluar plot 20 vjet që nga ndryshimi demokratik në Shqipëri , kur duke nisur që nga fundi i vitit 1990 kur Muri i Berlinit u rrëzua dhe më pas me ndryshimet e dhunshme që ndodhën në Rumani dhe pastaj me ato që ndodhën në vendin tonë me demostratat në Shkodër në 1990 . Ylli Bufi është një prej dëshmitarëve kryesor të asaj periudhe por njëkohësisht ai është edhe një prej autorëve të një libri me titull “Tempulli i demokracisë”.

Ylli Bufi : Në fakt në administratë kam hyrë pak më para dy vjet më para . U futa në Komitetin e Shkencave të Teknikës dhe ky ishe ai rasti ku unë kalova në administratë . Unë kam studiuar për kimi industriale, pra formimimi im është i shkencave të natyrës dhe i specializuar në industrinë e naftës dhe të indutrisë ushqimore. Mbas studimeve unë kam kryer një studim pasuniversitar në Francë për industrinë ushqimore dhe ishte periudha kur unë kalova nga industria e naftës tek industria ushqimore. Duke u future në Komitetin e Shkencës aty fillova të njihesha me projektet e mëdha të zhvillimit ekonomik të atij sistemi veçanërisht të atij sektori. Qeveria po diskutonte një projekt të asaj ministrie për të bërë investime të rëndësishme në industrinë e vajit.  Donte që të ndërtonte fabrika të rafinirimit të vajit , për vajin e ullirit . Unë aty e kundërshtova këtë gjë sepse me idenë që vaji Ii ullirit e ka vlerën ushqimore që sa del nga vjelja , nuk nevojë të rafinohet. Por kjo në atë kohë ishte si një çudi që ata nuk e prisnin dhe i gjithë projekti ra.

Ylli Bufi shprehet se në atë peiudhë u vu re mungesa e zhvillimit të atij tregu saqë filloj të dukej gjithnjë e më shumë dhe ky ishte një ndër problemet më të mëdha në atë kohë.

Ylli Bufi: Para se të futeshe brenda atij sistemi dhe të merreshe me ato gjëra , po t’a shikosh nga një këndvështrim tjetër ajo duket shumë qesharake. Kur futesh brenda atij sistemi dhe mundohesh të analizosh se çfarë ka ndodhur atëherë . Është e vërtetë që ajo periudhë ishte pa një rrugëdalje . E vetmja rrugëdalje ishte rritja e pagave dhe rritja e mobilizimit të popullit për të ndërvepruar. Para së gjithash problemi është parimor. Ai sistem ishte i dështuar , ku ishte e zhdukur prona private,ku ishte zhdukur iniciativa e lirë , një sistem që ishte tërësisht i mbyllur , ku nuk lejoheshin të merreshin financime nga jashtë. Pra për shumë arsye , ajo ishte një ekonomi e mbyllur , e dështuar që efektin e saj e jepte pikërisht tek ai sektor./tvklan.al