Partitë opozitare në Kosovë kanë mohuar mosmarrëveshjet e brendshme, pavarësisht akuzave ndaj njëra – tjetrës.

Pas dështimit të protestës të së shtunës, lideri i AAK -së, Ramush Haradinaj, pranoi publikisht se është ndjerë në siklet me veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës muajt e fundit, shkruan

Klan Kosova

.

Duke iu referuar gazit në seanca parlamentare, Haradinaj ka thënë se është ai është i një gjenerate tjetër dhe se nuk merret, me “sporte të vogla” si Visar Ymeri.

Pavarësisht kësaj deklarate nga ana e Haradinaj, zyrtarët e partisë së Ymerit thonë se nuk kanë mosmarrëveshje me partinë e këtij të fundit.

Sipas tyrë, protesta e 26 Marsit është shtyrë vetëm për shkak të konsolidimit të mëtejshëm dhe jo për shkak të ndonjë përçarjeje të brendshme./tvklan.al