LDK kërkon vetëm 10 ditë kohë për shkak të pandemisë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje partive parlamentare që bashkërisht të marrin vendim për të shkurtuar fushatën zgjedhore lokale nga 30, siç është e paraparë me ligj në 10 ditë për shkak të situatës në të cilën ndodhet Kosova me pandeminë.

Ai ka kërkuar që të udhëzohen kandidatët që aktivitetet paraelektorale dhe elektorale të fushata të mbahet konform rregullave të përcaktuara nga IKSHP.

Por kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i ka kthyer menjëherë letër Abdixhikut, ku ka kërkuar që fushata zgjedhore të zgjasë jo më shumë se 5 ditë.

Në KQZ kanë thënë se u takon partive politike të marrin vendimet. Shkurtimin e fushatës elektorale e ka kërkuar edhe shoqëria civile. Ndërsa infermieri Fitim Havolli kërkon që të ndryshohet qasja në këtë fushatë. Zgjedhjet e rregullta lokale pritet të mbahen më 17 tetor.

Tv Klan