Forcat opozitare në Kosovë kanë paralajmëruar protesta për të kundërshtuar marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe.

Ndonëse nuk kanë caktuar një datë, Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, sipas

Klan Kosova

 është shprehur se partia që ajo përfaqëson do t’i bashkohet çdo subjekti politik që organizon protesta për të kundërshtuar këto marrëveshje.

Haxhiu kërkoi që këto të fundit të hiqen nga rendi i ditës në Kuvend, pasi sipas saj, çdo iniciativë e pushtetit për t’i ratifikuar do të kundërshtohet me forcë nga opozita.

Deputetët e AAK mësohet se nuk do të kthehen në Kuvend pa u anulluar marrëveshjet, pavarësisht se deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” tashmë i janë kthyer punës në legjislativ./tvklan.al