Organizatori i vrasjes së Behar Sofisë kërkon lirinë në Apel



Organizatori i vrasjes së Behar Sofisë kërkon lirinë në Apel

14:48 27/03/2021

Skënder Vathi është i vetmi nga 4 të arrestuarit që ankimon masën e sigurisë

I dyshuari si organizator i vrasjes së Behar Sofias, Skënder Vathi kërkon lirnë në Gjykatën e Apelit. Ai ka ankimuar masën e sigurisë arrest në burg të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Vathi nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e 66-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit në zemër të Tiranës tek Piramida.

Ndërkohë 3 të dyshuarit e tjerë Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha nuk kanë dorëzuar ankim në Apel. I vetmi që e ka pranuar krimin është 24-vjeçari Shyti, ku në dëshminë e këtij të fundit janë zbuluar edhe emrat e të përfshirëve të tjerë.

24-vjeçari do të marrë statusin e bashkëpuntorit të drejtësië pasi ka zbërthyer të gjithë skemën se si është bërë ekzekutitmi i Sofias. Prokuroria e kryqeyteti ka në fazë verifikimi edhe disa persona të tjerër, të cilët janë parë nga kamerat e sigurisë në tavolinë me Skënder Vathin, shumë pranë Behar Sofisë, disa kohë përpara se të kryehej ekzekutimi.

Hetuesit kanë dyshime se një grup kriminal shumë i rrezikshëm që vepron në vendin tonë ka porositur vrasjen e 66-vjeçarit. Sofia është një personazh me shumë dritëhije pasi ruante një profil shumë të ulët publik, por ishtë shumë i njohur në botën e krimit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup kriminal ka rekrutuar Skendër Vathin dhe më pas ky i fundit ka kontaktuar Leonard Xhixhën dhe Xhulio Vishën. Ky i fundit i ka kërkuar Ernejt Shytit që ta kryente vrasjen kundrejt një shume rreth 50 mijë euro, para të cilat nuk i janë dhënë.

Kjo dosje pritet që brenda pak kohësh të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme pasi  ka dyshime se organizatorët kanë vepruar si grup kriminal.

Klan News







Të ngjashme