Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE ka deklaruar se 1500 vetë janë në terren duke punuar për të garantuar furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike.

Teksa shpërndau dhurata ne qendrën e  zhvillimit rezidencial në Durrës, drejtori Ardian Çela tha se për festat e fundvitit ka një plan të hartuar, i cili po ndiqet me rigorozitet nga operatori i shpërndarjes.

Energjia u rikthye edhe në disa fshatra të Korçës ku pati probleme pas djegies së një transformatori.

Moti i ftohtë që ka mbërthyer vendin ka ndikuar edhe në uljen e  prodhimit të energjisë dhe për këtë arsye OSHEE ka nisur importin.

Tv Klan