Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka njoftuar se tashmë ndodhet në shtëpinë e tij në Kosovë. Ai mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe iu bënë kontrollat e nevojshme mjekësore në sajë të masave të marra për shkak të pandemisë.

Në një komunikim që pati me gazetarët e Kosovës, ai u shpreh se ende nuk e di nëse do të futet në karantinë apo jo, por shtoi se nga ana e tij nuk do të ketë rezistencë për vendimin që do të merret.

Pacilloi dy ditë më parë mbërriti në Aeroportin e Rinasit në Tiranë nga Zvicra, ku qëndroi në banesën e tij, ndërsa sot fluturoi drejt Kosovës. /tvklan.al