Tifozët e Tottenham e kanë kritikuar Daniel Levy-n pasi mësuan se kryetari i klubit kishte përfituar një bonus prej 3.6 mln paund. Klubi bëri publike të dhënat e raportit financiar për vitin që përfundoi në qershor 2023, duke vënë në pah faktin se “Spurs” kishin pësuar një humbje prej 86 mln paundësh.

Në një deklaratë që shoqëronte detajet, Levi u përpoq të shfaqte optimizëm, ndërsa tregoi se synimi është që të afrohen investitorë të rinj.

Paga e Levit u rrit nga 3,265 në 3,581 mln paund gjatë vitit, ndërsa vetes i shtoi edhe bonusin, por të tilla përfitime financiare në një situatë të vështirë për klubin kanë acaruar tifozët. Sipas tifozëve të Spurs-ave, bonusi i kryetarit do të paguhet nga rritja e çmimeve të biletave sezonale.

Për tifozët kjo është një vjedhje nga Levi, ndërsa në vend vështirësitë financiare janë rritur për shkak të rritjes së kostos së jetesës, raporton Daily Mail.

Aktualisht Tottenham renditet në vend të pestë në Premier League, dy pikë prapa Aston Villa-s në garën për vendin e katërt.

Klan News