Me tone të ashpra Christian Panucci i dha përgjigje fushatës së rrjeteve sociale kundër vazhdimit të tij si trajner i Kombëtares pas përfundimit të ndeshjes me Skocinë. Sipas teknikut, faktorë të jashtëm ndikojnë edhe tek futbollistët që të duken të pakënaqur ndaj tij.

“Thuhet që lojtaret janë të pakënaqur që nuk luajnë në kombëtare, por ata nuk luajnë në klubet e tyre. Është dikush që përpunon lojtarët për të thënë që janë të pakënaqur. Unë s’jam budalla, i di si fuksionojnë gjërat dhe e kam fjalën për atë që ndodhi pas Skocisë. Thonë që Panucci s’i lejon lojtarët të qeshin në orarin e ngrënies apo thonë që jam diktator. Kjo s’është e vërtetë. Çështja e kapitenit? Nëse një prej tyre ma tregon në fushe se është lider atëherë do e bej kapiten. Këtë e vendos unë. Po ashtu nëse Federata, apo dhe lojtarët më kërkojnë të bëjmë njërin prej tyre kapiten, edhe mund ta bëjmë.”

Kritika ka edhe ndaj një pjese të futbollistëve.

“Asnjë prej lojtarëve nuk luan në gjysmëfinalet e Champions që të jetë i lodhur nga Kombëtarja. Kombëtarja është maksimumi. Unë e respektoj shumë Shqipërinë. Zemra e Kombëtares kërkon më shumë forcë. Për diçka të tillë po mendoj. Do ua bej si pyetje lojtarëve: Çfarë është për ju Kombëtarja? Nuk mund të vazhdohet me mendimin: nëse fitojmë mirë, nëse humbim mirë. Duhet të shkojmë në Europian. Nëse mundim Skocinë dhe fitojmë në izrael ne shkojmë më pranë Europianit.”

Sa për miqësoren me Jordaninë traineri tha se ajo do të jetë në funksion të ndeshjes me Izraelin.

“Është shumë e rëndësishme për mua, që t’iu jap minutat e duhura lojtarëve që iu mungojnë. Për këtë do ta shfrytëzoj edhe miqësoren. Më rezultojnë shumë lojtarë që nuk luajnë. Do të jetë skuadër shumë e mbledhur ndaj Izraelit. Rikuperojmë Mavrajn, që është një lojtar i rëndësishëm dhe me karakter.”

Miqësorja me Jordaninë do të luhet ne “Elbasan Arena” më 10 Tetor.

Tv Klan