Meshë në kishë të rrënuar katolike në Mosul, vizitë edhe në Irbil

Trishtimi ishte i dukshëm në sytë e Papa Françeskut, teksa vizitonte rrënojat e kësaj kishe në Mosul. Në ish-kryeqendrës e territoreve të Shtetit Islamik në Irak janë të shumta objektet e krishtera të kultit, të cilat u shkatërruan nga grupi terrorist që mori kontrollin e territoreve të gjera në veri të këtij vendi e deri në gjysmën e Sirisë gjatë viteve 2014 – 2017.

Ati i shenjtë zhvilloi nën masa të rrepta sigurie një meshë në rrënojat e kishës katolike siriane, ku të pranishëm ishin dhjetëra besimtarë.

Lutjet shkuan në nderim të dhjetëra mijëra të shpërngulurve dhe viktimave kryesisht pjesëtarë të komunitetit të Krishterë nga dhuna dhe represioni i terroristëve të Shtetit Islamik.

Në ditën e tretë të vizitës historike në Irak, Papa Françesku do të zhvillojë një meshë edhe në Irbil kryeqendrën e rajonit kurd të veriut të Irakut, që pritet të ndiqet nga një shifër rekord prej 10 mijë besimtarësh.

Tv Klan