Pas testit raketor të Koresë së Veriut, ambasadorja amerikane në OKB paralajmëron se lufta është më pranë.

Niki Halej tha përpara Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara do t’a shkatërrojnë me rrënjë regjimin koreano-verior, nëse shpërthen lufta.

Por siç tha ajo – Uashingtoni kërkon të shmangë luftën. Diplomatja amerikane u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, të tërheqin diplomatët nga Peniani, në formë presioni diplomatik kundër programeve atomike e raketore të këtij vendi.

Të martën Koreja e Veriut testoi raketën e saj më të fuqishme, që përfshin në rreze edhe Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan