Studiuesit e Universitetit të Oxfordit kanë paralajmëruar se aplikacionet që përdoren në celular, nxjerrin të gjitha të dhënat tuaja. Pothuajse 90% e aplikacioneve pa pagesë në Play Store, i ndajnë të dhënat që ndodhen në celular me kompaninë “Alphabet”, pjesë e kompanisë Google.

Googla tha se ka politika të qarta për mënyrën se si programuesit apo krijuesit e aplikacioneve mund të përdorin të dhënat.

“Nëse një aplikacion shkel politikat tona, ne marrim masa

“, tha gjigandi online.

Të dhënat që përdorin aplikacionet përfshijnë moshën, gjininë, vendndodhjen dhe informacione të tjera. Këto të dhëna më pas mund të përdoren për shumë qëllime, duke përfshirë reklamimin me target-audiencë, mesazhe të fushatave politike, etj.

Vetëm në SHBA, të ardhurat nga reklamat online vlerësohen më shumë se 59 miliardë Dollarë në vit. Dhe shumë përdorues nuk janë të vetëdijshëm se si të dhënat e tyre rrjedhin nga celulari, duke u shfrytëzuar kështu nga grupet e reklamave. /

tvklan.al