Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit do të jetë në ndikimin e vranësirave konvektive duke sjellë rrebeshe shiu, përjashtuar zona të Ultësirës Perëndimore ku nuk pritet të ketë reshje.

Orët e pasdites sjellin intervale të shkurtra kthjellimesh në vend, por sërish mbeten prezent reshjet e izoluara të shiut. Përmirësimi i dukshëm i motit do të jetë vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. 

Era do fryjë e lehtë në territor dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al