Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura karakterizojnë motin në territorin shqiptar, por herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje afat-shkurtra shiu dhe të karakterit lokal, me të theksuara në zonat jugore-juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë rënie në zonat jugore gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al