Parashikimi i motit 13 Janar



Parashikimi i motit 13 Janar

08:00 13/01/2021

Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike deri në orët e mesditës. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen duke sjell reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat Juglindore dhe Verilindore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al






Të ngjashme