Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese, por duke filluar nga pasditja dhe në vijim parashikohet shfaqje e vranësirave të lehta në vend, më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 15°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi të ulët. /tvklan.al