Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës paraqiten me reshje dëbore në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku më të dukshme do të jenë zonat lindore dhe juglindore. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjell përmirësim të motit si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht në pothuajse gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 4°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 6 ballë./tvklan.al