Parashikimi i motit 16 Maj



Parashikimi i motit 16 Maj

08:00 16/05/2021

Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të papërfillshëm në zonat e ulëta dhe malore ndërsa vija bregdetare do të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët. Por pjesa e dytë e ditës sjell largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./tvklan.al







Të ngjashme