Parashikimi i motit 17 Gusht

Parashikimi i motit 17 Gusht

08:05 17/08/2019

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe do të ketë vranësira të pakta në zonat malore, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të shkaktojë dallgëzim 0.3 deri në 0.5 metër në det të hapur.

Temperatura më e ulët do të regjistrohet në vlerën 14 gradë Celsius, kurse më e larta 34 gradë Celsius. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT