Sipas MeteoAlb, si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë me origjinë nga Veriu i Europës drejt Ballkanit do të sjellë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.

Nuk do të mungojnë gjithashtu intervale të shkurta me kthjellime; të cilat më të theksuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore. 

Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 24°C. 

Era; do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas – here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al