Parashikimi i motit 19 Janar

Parashikimi i motit 19 Janar

08:00 19/01/2020

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin shira të izoluara dhe afat-shkurtër në zonat Qendrore dhe Jugore. Në zonat malore Veriore parashikohet të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 15°C.                      

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi