Orët e para të mëngjesit do të vijojnë me vranësira si dhe reshje shiu. Shira më të fokusuara do të ketë në zonat jugore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, por një zbritje graduale sjellin orët e mesditës duke regjistruar vlerën minimale 5 gradë Celsius në mëngjes dhe vlerën maksimale 21 gradë Celsius në mesditë.

Era do të vijojë të fryjë nën mesatare në një shpejtësi prej 30 kilometrash në orë dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 3 ballë. /tvklan.al