Territori shqiptar gjatë paradites do të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore. Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave nga vendi, duke bërë që kthjellimet të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar dallgëzim të ulët./tvklan.al