Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në skajin verior.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga Republika e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke  u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë./tvklan.al