Sipas MeteoAlb mbetemi sërish në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat e ulëta dhe malore, të cilat gjatë mesditës do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al